Presidentja Widmer-Schlumpf hap sallonin e veturave
Hapja e sallonit pikërisht në ditën e gruas, që ishte një rastësi, nuk ka kaluar pa u "regjistruar" nga presidentja
Presidentja e Zvicrës, Eveline Widmer Schlumpf ka bërë sot hapjen solemne të Sallonit Ndërkombëtar të Automobilave në Gjenevë. Hapja e sallonit pikërisht në ditën e gruas, që ishte një rastësi, nuk ka kaluar pa u “regjistruar” nga presidentja.
Me këtë rast ajo ka thënë se roli i gruas në automobilizëm nuk kufizohet më vetëm në ulësen pranë shoferit. Gratë përbëjnë një segment me rëndësi të klientelës së prodhuesve të automobilave, ka thënë ajo.
Në pledoajenë e saj, Widmer-Schlumpf ka folur për makinat me alternative dhe ka kërkuar një balancë në mes të hekurudhës dhe automobilave.
Në Sallonin e sivjetmë në trend është “ngasja e gjelbër” dhe kthimi nga veturat e vogla.
Ajo ka ndaluar më shumë në “Pavillon Vert” (Pavijoni i gjelbër) për të shikuar risitë dhe zbulimet në fushën e mobilitetit ekologjik. Në po këtë pavijon ka qenë edhe guvernatori i Kalifornisë dhe aktori i njohur Arnold Schwarzeneger, njoftojnë mediet zvicerane.
Salloni i automobilave në Gjenevë do të qëndrojë i hapur deri më 18 mars dhe do të prezantojë rreth 180 premiera evropiane dhe botërore.
Organizatorët presin mbi 700 mijë vizitorë.
E-Diaspora
-
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron për rreziqet e ruajtjes së të dhënave shtetërore jashtë vendit Autoritetet zvicerane të mbrojtjes së të dhënave kanë paralajmëruar institucionet shtetërore për rreziqet e ruajtjes së... -
A mund të detyrojnë kompanitë farmaceutike rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër? -
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë










