Shkurt.ch
Prifti shpall martesën e tij para besimtarëve
“Kjo është mesha ime e fundit. Unë e dashuroj një grua dhe për pak muaj do të bëhem baba”, ka thënë prifti 33 vjeçar para besimtarëve të tij të shokuar
Në kushte normale, priftërinjtë katolikë i shpallin martesat, por, zakonisht të huajat. Ndryshe ka vepruar prifti me emrin Vito Lombardi nga Sicilia dhe ka shokuar besimtarët e tij.
“Kjo është mesha ime e fundit. Unë e dashuroj një grua dhe për pak muaj do të bëhem baba”, ka thënë prifti 33 vjeçar kumtin e tij solemn në famullinë e tij në Trapani të ishullit italian të Sicilisë, siç raportojnë gazetat lokale.
Sipas botimit vendor për Palermo të gazetës “La Republica”, lidhja dashurore e priftit po vazhdonte prej kohësh. Por ai kishte pritur lajmin për shtatzëninë e partneres për ta shpallur në mënyrë spektakolare martesën e tij.
Një gazetë tjetër, “Giornale di Siclia” ka shkruar se, para se të njoftonte besimtarët e tij, Lombardo i kishte vënë edhe Vatikanin në dijeni për planet e tij martesore.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











