Shkurt.ch
Prindërve u kushton shtrenjtë rritja e fëmijëve
Fëmijët në Zvicër janë të dashur por edhe të kushtueshëm. Ndërmjet 690 dhe 1000 franga kushton mesatarisht rritja e një fëmije në muaj për një familje
Deri në moshën 18 vjeçare mund të kushtojë deri 180 mijë franga pa e llogaritur kohën dhe nervat.
Përllogaritjet e shpenzimeve për ruajtjen e fëmijëve i ka bërë Enti Federal i Statistikave. Bëhet fjalë vetëm për shpenzimet e konsumit por jo edhe shpenzimet e kohës. Kostot e përgjithshme për prindërit mund të shkojnë deri 942 franga në muaj për fëmijë .
Për dy e më shumë fëmijë kostoja për fëmijë zvogëlohet. Për prindërit me dy fëmijë shpenzimet mujore llogariten deri 754 franga ndërsa me tre fëmijë në 607 franga. Shifrat janë të bazuara në të dhënat nga anketat lidhur me buxhetin familjar të realizuara nga 2009-2011.
Shpenzimet llogariten të jenë më të larta për prindërit e shkurorëzuar, gjegjësisht vetëmbajtës. Deri 1201 franga në muaj llogariten shpenzimet për një fëmijë të kësaj kategorie.
Fëmijët shkaktojnë më shumë shpenzime në moshë më të rritur. Nën 11 vjeç sipas Entit të Statistikave shpenzimet llogariten deri 691 franga në muaj ndërsa 1005 franga për fëmijët më të vjetër .
Nëse një çift ka dy fëmijë, njëri prej të cilëve është më i ri se 11 vjeç atëherë shpenzimet shkojnë deri 597 franga zvicerane.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











