Lajme
Prishet avioni i linjës Vjenë – Prishtinë, detyrohet të ulet në Beograd
Fluturimi i nisur mbrëmë nga Vjena e Austrisë, që për destinacion kishte aeroportin e Prishtinës, nuk arriti që të bëjë ulje në aeroportin ‘Adem Jashari’ në kryeqytet.
Ky aeroplan i kompanisë ‘Austrian Airlines’, i mbushur me kosovarë ka bërë ulje të detyrueshme në aeroportin ‘Nikola Tesla’ të Beogradit.
Sipas informacioneve të mediave kosovare, aeroplanit i ishte prishur një motor, ndërsa pasagjerët janë njoftuar nga ekuipazhi se duhet të zbresin menjëherë në Beograd.
Për problemet teknike të aeroplanit, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Aeroportit të Prishtinës, Driton Hyseni.
“Për shkak të problemeve teknike është bërë ulja përgjatë arritjes në Prishtinë, saktësisht në aeroportin e Beogradit. Sipas deklarimeve të kompanisë së fluturimit, kjo ulje ishte saktësisht për probleme teknike”, ka thënë Hyseni për mediat tona.
Ende nuk ka informata zyrtare se çfarë do të bëhet me pasagjerët të cilët kanë mbetur ende në aeroportin e Beogradit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












