Shkurt.ch
Priten 1 milion besimtarë në ceremoninë e shenjtërimit të dy Papëve
Më së shumti besimtarë priten të vijnë ga Polonia, vendlinja e Papa Gjon Palit të Dytë, ose Karol Wojtyla-s
Papa i Romës, Françesku shpall sot të shenjtë dy papët e e mëhershëm, Papa Gjon Palin II dhe Papa Gjonin XXII. Ky eveniment ka tërhequr qindra mijë besimtarë nga e gjithë bota të cilët ia kanë mësyrë Romës.
Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt nga shumë medie në mbarë botën.
Në manifestimin më të madh të Kishës Katolike për vititn 2014 më së shumti besimtarë priten të vijnë ga Polonia, vendlinja e Papa Gjon Palit të Dytë, ose Karol Wojtyla-s. Me dhjetëra mijë polakë tashmë kanë mbërritur në Romë për të nderuar bashkatdhetarin e tyre dhe qytetarin e botës, i cili ka qëndruar në kreun e Kishës Katolike të Botës nga viti 1978 deri në vdekje, në vitin 2005.
Në sheshin e Shën Pjetrit ku mbahet ceremonia, pritet të jenë të pranishëm rreth një milion besimtarë. Po ashtu në pjesë të ndryshme të qytetit janë vendosur ekrane të mëdhenj ku qytetarët mund të shikojnë drejtpërdrejt ceremoninë e shenjtërimit të dy papëve.
Në solemnitet pritet të marrin pjesë rreth 150 kardinalë, 1000 ipeshkvinj dhe 6000 priftërinj të tjerë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










