Lajme
Privatizimet e mdha në Kosovë në duar të ndërkombetarëve
Kompanitë kryesore të Kosovës do të privatizohen me involvimin në proces të ndërkombëtarëve. Bëhet fjalë për privatizimet e rëndësishme që pritet të ndodhin gjatë muajve të ardhshëm me privatizimin e Postë- Telekomit të Kosovës (PTK), apo pak më vonë edhe të gjigantit metalurgjik të Kosovës “Trepça”.
Kjo përfshirje e ndërkombëtarëve në privatizimet e tilla mundësohet edhe nëpërmjet Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, shkruan Zëri.
Në nenin 4 të këtij projektligji thuhet se Komisioni Qeveritar për Privatizim mbështetet nga një Njësi Implementuese e Privatizimit, e cila do të themelohet për këtë qëllim nga ministri në kuadër të Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e ndërmarrjeve publike në Ministrinë përkatëse për Zhvillim Ekonomik.
Sipas kësaj gazete, Njësia Implementuese e Privatizimit i përgjigjet drejtpërdrejt Komitetit Qeveritar për Privatizim dhe ajo do të përfshijë, ose të përkrahet nga këshilltarë të jashtëm profesionalë, të cilët Komisioni Qeveritar i Privatizimit i konsideron të nevojshëm.
Burimet e gazetës “Zëri” sqarojnë se ndërkombëtarët si këshilltarë janë angazhuar në privatizimin e distribucionit të KEK-ut, PTK-së, mirëpo involvimi i tyre është i paanashkaluar me rastin e privatizimit të “Trepçës”, pasi që Parlamenti më herët ka miratuar Ligjin për “riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre” që në fakt i ka hapur rrugën privatizimit të kësaj ndërmarrjeje.
Në privatizimin e PTK-së, si këshilltar të transaksionit Qeveria ka angazhuar kompanitë “Lazard Freres” dhe “Raiffeisen Investment”.
Sipas tij, një praktikë të tillë është duke u realizuar edhe tash me angazhimin e këshilltarëve të transaksionit për projektet e privatizimit të 75 % të aseteve të PTK-së, privatizimin e KEDS-it dhe realizimin e projektit te “Kosova e Re” dhe me këtë dispozitë ligjore nuk ndryshon asgjë nga praktika e deritashme./zëri&albinfo/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











