Lajme
Privatizimi i kompleksit turistik “Brezovica” mund të bëhet gjatë këtij viti
Komisioni Evropian ka hartuar një masterplan për revitalizimin e kompleksit, të cilin e prezanton në shkurt.
Zyrtarja për informim në Zyrën Ndërlidhëse të këtij Komisioni, Fjolla Çeku, ka deklaruar për Radio Kosovën se gjatë studimit është vlerësuar se një hapësirë pranë qendrës aktuale të skijimit ofron më shumë potencial për zhvillim.
“Prezantimi i masterplanit pritet të bëhet në shkurt dhe parashihen dy faza të zhvillimit: faza e parë parasheh zhvillimin e zonave të reja malore, të përshtatshme për një qendër të re turistike dhe faza e dytë shikon mundësitë e rehabilitimit të qendrës ekzistuese skitare në Brezovicë”, ka thënë ajo.
Brezovica është ndër ndërmarrjet më të mëdha kosovare, që nuk është privatizuar ende, për shkak të natyrës tejet komplekse. Por, privatizimi do të bëhet sivjet, thotë Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Shkëlzen Llukaj.
“Besoj që gjatë vitit 2012 ne do e bëjmë privatizimin e aseteve të ndërmarrjes shoqërore të Brezovicës, kurse për pjesën tjetër, besoj që Qeveria e Kosovës do të nxisë investitorët e huaj, të cilët mund të jenë të interesuar për asetet e ndërmarrjes shoqërore”,ka theksuar Llukaj.
E Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, që kryeson grupin ndërministror për këtë kompleks, është duke përgatitur mbajtjen e një konference të investitorëve, thotë zyrtarja për informim në këtë Ministri, Arta Istrefi.
“Sipas përgatitjeve dhe parashikimeve, besojmë që në fillim të shkurtit do të mbahet konferenca, për shkak se kjo nuk varet vetëm nga ana jonë e ministrisë por edhe e donatorëve me të cilët jemi duke punuar deri në finalizimin e masterplanit”, ka theksuar ajo.
Istrefi shfaq shpresën se investitorët nuk do të mungojnë pavarësisht krizës në vendet e Eurozonës.
Zbatimi i masterplanit për revitalizimin të Brezovicës pritet të ndikojë në zhvillimin e zonës së Shtërpcës, në nxitjen e punësimit si dhe në përmirësimin e raporteve ndëretnike.
Por, derisa ky masterplan nuk është përfunduar ende, nuk bëhet e ditur as kostoja e përgatitjes së tij. /albinfo& radio kosova/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla













