Lajme
Privatizimi i PTK-së në prag të dështimit
Afati i fundit për t’ia nënshkruar kompanisë fituese kontratën për PTK-në ka qenë mesnata e së hënës. Qeveria e Kosovës duket se e ka shpallë të dështuar shitjen e PTK-së
Në pamundësi që të kalojë nëpërmjet Kuvendit të Kosovës, Qeveria në Prishtinë duket se e ka konsideruar të dështuar shitjen e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK). Kështu deklarojnë mediat në Kosovë duke u bazuar në burimet brenda qeverisë Thaçi.
Një anëtar i kabinetit qeveritar ka konfirmuar për KTV-në, se qeveria nuk e ka nënshkruar marrëveshjen me grupin AXO-S që e kishte blerë PTK-në, për faktin se kjo nuk ka kaluar nëpër Ligjvënës.
Afati i fundit për t’ia nënshkruar kompanisë fituese kontratën për PTK-në ka qenë mesnata e së hënës.
Ndryshe, Qeveria ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar dhe për këtë çështje ka diskutuar gjatë gjithë ditës së djeshme.
Partia në pushtet, PDK-ja, dështoi ta miratojë buxhetin bashkë me PTK-në, duke e hequr këtë pikë nga ligji që ma pas kaloi në Kuvend. Pritet që procesi të nisë nga fillimi, por vlera e PTK-së mund të bie dukshëm. Gjithashtu, mund të ketë padi për qeverinë e Kosovës nga ana e blerësve.
Ndryshe, PTK ka qenë një ndër temat kryesore që është diskutuar gjatë vitit që po mbetet pas. Madje kjo çështje u bë “mollë sherri” që Kuvendi i Kosovës të ndërpresë punimet për tri katër seanca, pasi që opozita kundërshtonte që kjo shitja e PTK-së të kalojë nëpërmjet kuvendit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar... -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane












