Lajme
Probleme në avion, bëhet ulje e detyrueshme
Defekti që pësoi avioni në linjën Tiranë-Lubjanë duhet të ketë qenë serioz dhe i rëndë, për faktin se është bërë ulje e detyruar në Zagreb, deklaroi një pasagjer
Aeroplani “Adria” i linjës Tiranë-Lubjanë ka pësuar defekt gjatë fluturimit të ditës së sotme dhe është detyruar të zbres dhunshëm në aeroportin e Zagrebit. Kështu tregojnë disa nga udhëtarët e kësaj ligje, të cilët janë detyruar që nga Zagrebi të udhëtojnë me autobus drejt Lubjanës.
Paulin Vilajeti ka qenë njëri nga pasagjerët i cili ka rrëfyer për “A1 Report” në lidhje me defektin në aeroplan. Ai nëpërmjet telefonit ka thënë se nga personali i avionit janë lajmëruar se duhet të bëjnë një ulje të detyruar në Zagreb, për shkak të defektit në aeroplan.
“Defekti që pësoi avioni duhet të ketë qenë serioz dhe i rëndë, për faktin se është bërë ulje e detyruar në një qytet jo shumë larg nga destinacioni i fluturimit. Pas zbritjes në aeroportin e Zagrebit, udhëtarët po vijojnë udhëtimin me autobus drejt Lubjanës|, ka deklaruar Vilajeti.
Paulini thotë se u është dashur të presin 45 minuta në aeroport, ndërsa shton se u janë kontrolluar sërish pasaportat.
“Prisnim të na sqaronin dhe të na transferonin të udhëtonim me linjat e mundshme, por nuk ndodhi kjo. Qëndruam për 45 minuta në aeroport dhe më pas vendosën të na çonin më autobus drejt Lubjanës”, citon “Shekulli” Vilajetin.
Ndërkaq, ai thotë se gjendja shëndetësore e pasagjerëve është e mirë, dhe nuk pati probleme gjatë uljes. Sipas autoriteteve shqiptare të trafikut ajror, ka qenë një ulje e detyruar për arsye sigurie si pasojë e kushteve klimaterike, dhe nuk ka pasur asnjë problem për pasagjerët.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













