Lajme
Problemi me energji elektrike gjatë dimrit: Si do ta kalojë Zvicra krizën
Qeveria zvicerane ka paralajmëruar se një “nivel i pashembullt i pasigurisë në Evropë” mbi furnizimin me energji mund të ndikojë në Zvicër dhe thotë se po shikon disa opsione për të siguruar që vendi të ketë energji të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën dimrin e ardhshëm.
Benoît Revaz, Drejtor i Zyrës Federale të Energjisë, thotë se bota po përjeton krizën e parë globale të energjisë me epiqendër Evropën. Ai thotë se aktualisht është duke u negociuar një marrëveshje me Gjermaninë dhe janë gati të fillojnë bisedimet me Italinë për furnizimin me gaz, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Michael Frank, Drejtor i Shoqatës së Kompanive Elektrike Zvicerane, tha në një konferencë për shtyp se “rreziku i mungesës së energjisë është real dhe domethënës”, duke shtuar se të mos bësh asgjë, nuk është një opsion.
Janë planifikuar disa masa në rast të mungesës së energjisë elektrike këtë dimër, duke përfshirë inkurajimin e bizneseve dhe publikut për të ulur përdorimin e energjisë përmes fushatave ndërgjegjësuese, kufizimin e përdorimit të panevojshëm, si për sauna dhe tabela reklamuese me ndriçim, dhe vendosjen e kuotave për klientët e mëdhenj.
Ndërprerjet e energjisë elektrike po përmenden si zgjidhja e fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












