Autotech
Prodhohet telefoni që pamundëson fotot intime
Në epokën kur secili posedon një telefon me kamerë, nuk është edhe aq befasi kur ndonjëri shfrytëzon mundësinë të shkrepë ndonjë foto intime.
Mirëpo në Japoni, një kompani teknologjike ka lansuar telefonin e ri që ua ndalon përdoruesve realizimin e fotografive intime, transmeton KOHA. Telefoni Tone e20, ka një softuer detektimi që ka aftësi të kuptojë se çfarë është një fotografi intime.
Nëse detekton pamje të tilla, pajisja do ta bëjë të pamundur ruajtjen e këtyre fotografive, edhe nëse ato shkrepen nga përdoruesit. Edhe pse duket e çuditshme se si një kompani ka ndaluar një veçori të tillë, softueri është i dizajnuar si veçori sigurie. Pajisja e kompanisë “Tone”, është për personat që dëshirojnë telefona të thjeshtë e të lirë.
Përveç këtyre arsyeve, telefoni ofrohet për përdoruesit që janë të rinj në moshë dhe që janë ende në shkollë. Vjedhja e fotografive intime dhe publikimi i tyre në internet, ka qenë njëra prej arsyeve të kompanisë për lansimin e këtij telefoni.
Shumë prej të rinjve janë pre e mashtruesve të internetit që shfrytëzojnë fotografitë e tyre intime për shantazh dhe kërcënime të ndryshme. Ndalimi i shkrepjes së fotove intime në telefonin “Tone e20” është automatik, por përdoruesit e rritur mund ta zhbllokojnë këtë veçori, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?