Lajme
Prodhuesit e veturave vitin e ardhshëm mund të paguajnë miliarda euro gjoba
Ndonëse vëmendja e publikut është përqendruar kryesisht në vitin 2035 dhe përfundimin e shpallur të shitjeve të veturave me benzinë dhe naftë në tregjet e Bashkimit Evropian, një vit tjetër është gjithashtu i rëndësishëm.
Dhe vjen shumë shpejt. Viti 2025 tashmë mund të jetë shumë i shtrenjtë për prodhuesit e automobilave, veçanërisht në një kontekst ku shitjet e automjeteve elektrike kanë ngecur që nga fillimi i vitit.
Nga 1 janari, kjo rregullore CAFE (Corporate Average Fuel Consumption) imponon një reduktim shtesë të emetimeve të CO2 me 15 për qind në 81 g CO2/km.
Prandaj, flota e të gjitha automjeteve të reja të prodhuesve të caktuar do të duhet të jetë në nivelin e mesatares së specifikuar.
Por, shumë prodhues janë larg kësaj, sepse shitjet e makinave elektrike në portofolin e tyre (të cilat shkatërrojnë emetimet mesatare të CO2) janë në shtangnim.
Çfarë do të ndodhë nëse nuk i arrijnë qëllimet e tyre? Pasojnë dënime të larta. Nëse tejkalohet kufiri, çdo gram i tepërt tarifohet 95 euro, për çdo makinë të regjistruar gjatë vitit. Gjobat e mundshme janë në qindra milionë euro.
Sipas analistëve të UBS, shuma e mundshme e gjobave për t’u paguar nga prodhuesit e veturave mund të arrijë në 7.5 miliardë euro në vit, duke marrë parasysh tendencat e fundit të shitjeve.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












