CH-Ballkani
Prodhuesit kosovarë ankohen për vështirësitë që po ua shkakton Shqipëria
Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreh shqetësimet ndaj vështirësive që prodhuesit nga Kosova janë duke i hasur si pasojë e mosfunksionimit të mirë të tregut të përbashkët Kosovë – Shqipëri.
“Vështirësi po shkaktohen nga barrierat e shumta procedurale nga ana e autoriteteve të Shqipërisë për prodhuesit nga Kosova, duke ndikuar kështu në mosfunksionimin e këtij tregu të përbashkët. Po ashtu, prodhuesit kosovarë përballen me një situatë, e cila është dekurajuese për prodhimet e tyre, gjë që reflektohet edhe me të dhënat e fundit sa i përket shkëmbimit tregtar”, thuhet në reagimin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, problemet që prodhuesit nga Kosova hasin kanë të bëjnë me procedurat që aplikohen nga shteti shqiptar për produktet nga Kosova, si pagesa për skaner, mospranimi i certifikatave fitosanitare, kontrollet e gjata dhe të panevojshme produkteve, të cilat shkaktojnë vetëm vonesa dhe rrjedhimisht rritje të kostos.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











