Lajme
Produkte “puro” shqiptare
Në Tiranë është hapur “Panairi i prodhimeve shqiptare” në të cilin po ekspozohen dhe shitem më shumë se 5500 artikuj të prodhuara nga shqiptarët e Ballkanit
Prodhuesit e të gjitha trevave shqiptare janë bashkuar në Tiranë në “Panairin e prodhimeve shqiptare” për t’i promovuar të gjitha produktet e që prodhohen nga shqiptarët në Ballkan. Ky panair po marrin pjesë prodhues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.
“Panairi i prodhimeve shqiptare” është organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), Këshilli i agrobiznesit shqiptarë (KASH), Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Financave të Kosovës. Qëllimi është që të promovohen dhe të blihen prodhimet mbarëshqiptare “puro shqiptare’.
Në këtë panair, siç raportojnë mediet shqiptare, po marrin pjesë më shumë se 100 kompani nga të gjitha trojet shqiptare, duke prezantuar mbi 5.500 produkte të ndryshme.
Me këtë rast, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se Tirana është bërë pikë e përbashkët, ku kanë ateruar gjithë trevat shqiptare për të promovuar vlerat kombëtare, për të menduar, për të fol dhe për të blerë e konsumuar shqip.
Lulëzim Basha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka thënë se promotori i zhvillimit ekonomik të një shteti janë kompanitë prodhuese dhe për këtë institucionet lokale dhe qeveritare duhet të bëjnë më shumë për këtë sektor të cilit i mungon zhvillimi, kurse mungojnë shumë produkte shqiptare të cilat zëvendësohen nga importi.
Ndërsa Besim Beqaj, ministër i Financave të Kosovës, ka theksuar se institucionet shtetërore të Kosovës dhe Ministria e Financave janë të përkushtuara që të bëjnë më shumë për sektorin privat në mënyrë që qytetarëve t’iu ofrojnë më shumë produkte cilësore, duke qenë konkurrent ndaj atyre të huaja.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











