Kosova
Prokuroria Speciale: Berishaj u intervistua me dyshimet për tri vepra penale
Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar nën dyshimin për tri vepra penale.
Sipas njoftimit, Berishaj ishte ftuar edhe më herët për intervistim, por vetë ambasadori kishte kërkuar shtyrjen për shkak të angazhimit.
“Pas interesimit të mediave, Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ambasadori, i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot me ftesë të Prokurorisë Speciale, me dyshimet për veprat penale ‘Shpëlarja e parave’, ‘Shmangia nga tatimi’ dhe ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’. Po ashtu, ju njoftojmë se ambasadori Martin Berishaj, edhe më herët është ftuar për intervistim, por vet Berisha kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale që të shtyhet intervistimi, për shkak të angazhimit të tij si ambasador”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, avokati i tij mbrojtës, Tomë Gashi ka deklaruar gjatë ditës së sotme se Berishaj ka paraqitur vetë kërkesën për t’u sqaruar lidhur me raportimet në media.
E-Diaspora
-
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë Kosova triumfon me 4-3, falë talentit dhe profesionalizmit të futbollistëve të Diasporës... -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













