Kosova
Prokuroria Themelore njofton se është arrestuar vëllai i kryetarit të Vushtrrisë
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar zyrtarisht se njëri nga dy personat e arrestuar mbrëmë në Vushtrri, është vëllai i kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Departamenti i Krimeve të Rënda, në një komunikatë për media ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të ndaluarit, S.T dhe Sh.K. nga Vushtrria, të dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KRPK).
Në këtë komunikatë shpjegohet edhe se si ka ardhur deri te ndalimi i tyre.
“Ndalimi i dy të dyshuarve ka ardhur pas një video-incizimi të publikuar nëpër media, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet S.T, i cili është vëllai i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xh.T”, thuhet aty.
Në këtë njoftim thuhet se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e këtij video-incizimi.
Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, shkruan insajderi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane












