Shkurt.ch
Prokuroria Zvicerane heton katër xhihadistë
Prokuroria Federale mund t`ia ndalojë udhëtimin dikujt vetëm kur atij i dëshmohet se është duke mbështetur një organizatë terroriste financiarisht ose me mjete tjera.
Prokurori Federal i Zvicrës, Michael Lauber ka bërë të ditur se aktualisht nga Prokuroria që udhëheq ai janë duke u hetuar katër persona të dyshuar për terrorizëm islamik. “Në këto raste jemi duke zhvilluar hetime lidhur me dyshimin për mbështetje të një organizate kriminale dhe përkrahje financiare të një grupi terrorist” ka thënë Lauber në një intervistë dhënë gazetës “SonntagsZeitung”.
Prokuroria Federale së bashku me zyrat për migracion, shërbimin inteligjent dhe me policinë janë shumë vigjilente, ka thënë ai. Rrezikshmëria e secilit person duhet të vlerësohet veç e veç. Por, ka shtuar Lauber, prokuroria nuk mban ndonjë listë të zezë të xhihadistëve.
Prokuroria Federale mund t`ia ndalojë udhëtimin dikujt vetëm kur atij i dëshmohet se është duke mbështetur një organizatë terroriste financiarisht ose me mjete tjera. Por, ka shtuar Lauber, edhe në raste të tilla personat në fjalë nuk mund të mbahen gjatë në burg.
Prokurori Federal më tutje është treguar i kënaqur me faktin se Gjykata Federale Penale, në bazë të padisë së prokurorisë federale në muajin maj ka dënuar dy qytetarë të Bazelit, të cilët kanë përhapur propagandë terroriste. Kjo propagandë me të cilën bëhet përpjekje për rekrutimin e luftëtarëve është e rrezikshme, ka thënë ai.
Qeveria e vendit në qershor ka cituar shërbimin informativ federal (NDB) sipas të cilit në zonat e konflikteve si në Siri e gjetiu rreth 40 persona nga Zvicra janë pjesë e xhihadit. Personave në fjalë që kthehen në Zvicër i pret ndjekja penale.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










