E-Diaspora
Prokurorja gjermane: Vetë drejtësi në Gjermani nuk ka, gjithashtu as në Shqipëri
Prokurorja gjermane Annette Marquardt ka kërkuar dënim të përjetshëm për shqiptarin i cili për gjakmarrje vrau bashkëkombasin e tij përpara një shkolle në qytetin gjerman Visselhövede.
“Ekzekutim publik, abuziv, e pabesë dhe gjakftohtë,” tha ajo, shkruan “Die Welt”. Gjykata e Verden e ka shtyrë vendimin për 28 mars ndaj agresorit 23 vjeçar. Ky i fundit vrau në 9 janar 2017, përpara syve të vajzës me 12 plumba 46-vjeçarin, prej të cilëve dy e goditën në kokë.
Kush është viktima
Viktima Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, i cili mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku, ka qenë i kërcënuar nga “gjakmarrja”. Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si badigard në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërhyri si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.
Një i arrestuar i dytë
Policia gjermane ka arrestuar edhe një kushëri 24 vjeçar të agresorit, por për shkak të mungesave të provave është liruar. Përpara Gjykatës 23 vjeçari ka heshtur gjatë gjithë kohës. “Vetë drejtësi në Gjermani nuk ka, gjithashtu as në Shqipëri,” tha në fund prokurorja Marquardt.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri Deri më tani, Zvicra nuk ka qenë në gjendje të kryejë asnjë kthim të detyruar në... -
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin













