Lajme
Promovohet abetarja e përbashkët
Kosova dhe Shqipëria dhe shqiptarët anembanë trojeve kanë një abetare të përbashkët
Abetarja e përbashkët u promovua në qytetin e Prizrenit, kryeqyteti shpirtëror i bashkimit të shqiptarëve me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në ceremoninë e organizuar në Qendrën e Sportit “Sezai Surroi”, ishin të pranishëm presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, ai i qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi.
“Sot po prezantojmë Abetaren e përbashkët. Kjo është arritje historike, është abetarja e parë e përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën. Jo rastësisht jemi mbledhur sot në Prizren.
Por shpirtërisht shqiptarët kudo që jetojnë janë me ne, janë në Prizren për abetaren e përbashkët. Jemi mbledhur në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, në qytetin e mesazhit historik dhe të drejtë për bashkimin në një shtet të vetëm të Shqipërisë dhe Kosovës. Sot po promovojmë Abetaren e përbashkët. Kjo është fitore për të gjithë shqiptarët, që mund ta arrijë vetëm një popull i qytetëruar”, ka thënë në Prizren kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka theksuar se Kosova ka të ardhme të ndritur, dhe kjo e ardhme është në BE.
Ndërsa , kryeministri Sali Berisha, duke falënderuar autorët për këtë punë tejet të çmuar, e cilësoi Abetaren e parë të përbashkët si kryevepër të dijes.
Berisha u bëri me dije fëmijëve që do të marrin në duar këtë abetare të re se abetarja e përbashkët mbart në vetvete idealin e bashkimit të shqiptarëve si ideal përjetësie.
“Ju falënderoj që zgjodhët kryeqytetin shpirtëror, kryeqytetin e idealit kombëtar të bashkimit të shqiptarëve, Prizrenin për promovimin e abetares së përbashkët. Ju ftoj të prini në këtë rrugë. Rruga e dijes është rruga dritës, për të cilën kanë më shumë nevojë se për çdo gjë tjetër shqiptarët. Të dashur fëmijë, libri që ju merrni sot është abetarja më e re që botohet në trevat shqiptare. Së bashku me germat, figurat e mrekullueshme, ajo mbart ëndrrën e dhjetëra qindra gjeneratave, sakrificat e shqiptarëve që nga kohërat e Skënderbeut deri në lufëtrat çlirimtare në Kosovë e Maqedoni, mbart idealin e bashkimit të tyre si ideal i përjetësisë së tyre”, ka theksuar Berisha në manifestim.
Sipas tij, abetarja e përbashkët shënon arritjen historike për mbrojtjen e kulturës shqiptare.
Kryeministri Berisha u shpreh gjithashtu se abetarja e përbashkët është shprehje e vendosmërisë së shqiptarëve për të punuar të bashkuar në projektin e madh evropian, dhe për të ndërtuar vlerat e mëdha të qytetërimit evropian dhe me përkushtim për paqen.
Ai i bëri thirrje nga Prizreni, fqinjëve të shqiptarëve, që të çlirohen nga shqiptarofobia, pasi shqiptarët janë komb që dinë të ruajnë miqësinë”.
Më 24 prill ishte përzgjedhur teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti ka katër autorë, dy nga Shqipëria, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj si dhe dy nga Kosova, Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu. Ndërsa grafika është realizuar nga Lorenc Buzi.
Përzgjedhja është bërë nga komisioni vlerësues me përfaqësues të dy vendeve. Në garë ishin 13 Shtëpi Botuese, nga të cilat fituese është shpallur Shtëpia Botuese “Pegi” dhe shoqëria “Dukagjini”.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











