Lajme
Promovohet “Shqipëria ime fantastike”
Nëpërmjet projektit “Shqipëria ime fantastike”, po u prezantohet vizitorëve trashëgimia kulturore, hoteleria dhe artizanati që kanë zonat e ndryshe të Shqipërisë
Agjencia Kombëtare e Turizmit, nëpërmjet projektit “Shqipëria ime fantastike”, po vazhdon t’ua sjell lexuesve vendorë dhe ndërkombëtarë bukuritë e rralla të Shqipërisë. Projekti ua pasqyron vizitorëve trashëgiminë kulturore, hotelerinë dhe artizanatin që kanë zonat e ndryshe të vendit.
Pas hapjes së sezoneve turistike nëpërmjet panaireve të ndryshëm, Agjencia Kombëtare e Turizmit një javë më parë organizoi projektin “Jeep Safari Trip”, ndërsa së fundi ka nisur një mënyrë direkte të njohjes se kapaciteteve turistike, nëpërmjet “Fam Tour-ve”.
Kjo e fundit (Fam Tourët) është mënyra e drejtpërdrejtë e lexuesit për turizmin dhe prenotimin e një bilete online.
Rëndësia e Fam Tour-eve, siç raporton “Tema”, qëndron në faktin se personat të cilët zhvillojnë vizitat e tyre inspektuese apo familjarizuese, t’i ndajnë edhe më shumë njerëz të tjerë në vendet nga ata vijnë përjetimet dhe burimit që ofron Shqipëria në fushën e turizmit.
Ndërkohe, e gjitha kjo vjen në koordinim me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
Ndryshe promovimit të turizmit shqiptar i ka kontribuuar edhe kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari shqiptar, Ilir Meta. Ata kanë vizituar Skraparin dhe janë ndalur në urën e Kasabashit e cila është ndërtuar në shekullin e 17. Rama ka postuar dy foto në twitter, të bëra gjatë vizitës.
Lidhur me zhvillimin e zonës kryeministri Rama deklaroi se qeveria ka në plan zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së kësaj zone. “Në fund të vizitës në Skrapar ,Ura e Kasabashit e shek. 17.-të. Me planet tona, prurja turistike e zonës dhe ekonomia do rriten fort”, shkruan Rama.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













