Shkurt.ch
Pronarët “harrojnë” 630.000 konto pensionale me gjithsej 3 miliardë franga!
Sipas shefit menaxhues të fondacionit BVG, paratë janë harruar më së shpeshti me rastin e ndërrimit të vendeve të punës ose ndërprerjes së punës
Plot 630 mijë konto të fondit pensional (arkave pensionale «Pänsionskasse») në Zvicër «nuk kanë zot», gjegjësisht nuk janë shfrytëzuar nga personat të cilëve u kanë takuar. Të gjitha këto së bashku përbëjnë një shumë prej 3 miliardë frangash.
Por si ka ndodhur që të harrohet apo të humbet një sasi kaq e madhe parash?
Sipas shefit menaxhues të fondacionit BVG, paratë janë harruar më së shpeshti me rastin e ndërrimit të vendeve të punës ose në rastet kur personat e prekur për arsye të ndryshme kanë ndërprerë punë. Ai thotë për srf.ch se të punësuarit bartin vetë përgjegjësinë për trasferimin e parave në konton e re, kur e ndryshojnë vendin e punës, transmeton albinfo.ch. Ata po ashtu në rastet e përmendura mund t`i derdhin paratë në një konto të lirë, të pavarur nga cilido vend i punës.
Dhe, nëse nuk ndodh asnjëra nga këto, paratë shkojnë në fondin e përmendur.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













