CH-Ballkani
Propozimi i çuditshëm i Vucic, të mos flitet për historinë
Si duhet të flasin Kroacia dhe Serbia rreth historisë së tyre të vështirë? Më mirë të mos flasin fare, mendon presidenti serb Aleksandër Vucic. Megjithatë ka një alternativë, shkruan media zvicerane “NZZ”.
Ka një ofertë të habitshme. Presidenti serb Vucic i ka paraqitur një moratorium koleges së tij, Grabar Kitarovic. Të dy nuk duhet të flasin gjashtë muaj për historinë e përbashkët. Ofertën ai e propozoi gjatë vizitës në vendin fqinj në shkurt. Historia e tyre është plot konteste, dhe atë më tepër vlen për historinë e Luftës së Dytë Botërore sesa historia e re. Atëkohë Kroacia ishte vend fashist, që aktivisht merrte pjesë në Holokaust. Serbia ishte pushtuar nga gjermanët. Mbi pushtetin e tyre brutal kishte kryengritje, por gjithashtu kolaboracionizëm të një regjimi kusling, përcjell albinfo.ch.
Prej tridhjetëvjetësh ka debate të ashpra rreth kësaj epoke. Bëhet fjalë për konkurrencë viktimizimi. Kontesti më i ri është rreth Kampit të Përqendrimit kroat Jasenovac. Mes 1941 dhe 1945 atje janë vrarë rreth 100.000 serbë, romë dhe hebrenj. Për t’u përkujtuar ditën e Holokaustit, Serbia ka parashtruar kërkesën në OKB, gjë që nga Zagrebi u kritikua si propagandë dhe keqpërdorim.
Dhe këtu erdhi në lojë oferta e heshtjes: në vend që të diskutohet rreth së kaluarës, kjo duhet të zëvendësohet me diskutim për të ardhmen fqinjësore të dy vendeve. Propozimi është iluzion, por jo çmenduri. Vetëm pasi Kroacia dhe Serbia të kenë gjetur raportet e reja, do kishte një bisedë konstruktive mbi historinë. Ky debat ndodhet në fund, dhe jo në fillim të pajtimit. Për këtë ka një alternativë: në të dyja vendet merren me kapitujt e errët – dhe jo me atë të fqinjësisë.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë "Gjeneva është një qendër e diplomacisë shumëpalëshe dhe vendndodhja e saj nuk është në rrezik", tha... -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale -
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri -
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih










