Lajme
Protesta në Maqedoni, hoteleria dhe muzikantët bllokojnë rrugët në Shkup dhe Gostivar
Pronarët e hoteleve, muzikantët dhe studio fotografike protestuan me bllokim rrugësh në qytetin e Shkupit dhe të Gostivarit për disa orë. Pakënaqësia e tyre është mungesa e ndihmave të mjaftueshme nga shteti për të funksionuar në këtë periudhë pandemie dhe ndalesa për punë, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ata i dhanë ultimatum Qeverisë dhe sigurojnë se nëse ndihma nuk do të jetë konkrete, ata do të mbyllin tërësisht bizneset dhe si pasojë, mijëra të punësuar të këtij sektori do t’i shtohen listës të të papunëve në shtet.
“Neve gjoja po na japin ndihmë për dy muaj, derisa nuk punojmë, pastaj dy muajt e ardhshëm duhet të paguajmë pagat prej xhepit. Përsëri na japin ndihmë për dy muaj, dhe dy muajt e tjerë duhet të gjendemi vetë.
Le të na e thotë ministri se a mjaftojnë dhjetë mijë euro për servisim të objekteve 1 mijë metër katrorë, duke marrë parasysh që paguajmë energjinë elektrike, qiranë, kreditë, edhe bankat na bëjnë presion, sepse s’kemi pasur asnjë qarkullim tashmë një vit. Ne nuk jemi duke punuar, sepse na e kanë ndaluar, jo sepse nuk duam, prandaj edhe kërkojmë ndihmë. Asgjë tjetër”, thotë Perica Vellomej, përfaqësues i hotelierëve dhe muzikantëve.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se si për këtë sektor të hotelerisë dhe muzikës, ashtu edhe për sektorët e tjera, shteti ka dhënë ndihmë të mjaftueshme dhe në këto kushte nuk shikon arsye pse hotelieria të jetë sektor i favorizuar.
“Duhet të kemi parasysh se tashmë tetë muaj shteti po i paguan rrogat, përfshirë edhe ato të sektorit të hotelerisë. Ka edhe lehtësime në këtë sektor tejet të rëndësishëm për shtetin. Sa i përket ultimatumit dhe protestës, unë nuk pajtohem me ultimatume, por megjithatë do t’i inkurajoja të gjithë qytetarët që të shprehin mendimin e tyre në mënyrë demokratike”, shprehet z. Bekteshi.
Sektori i hotelerisë dhe muzikës në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar protesta dhe paralizim total të Shkupit, por edhe qyteteve të tjera, nëse ditët në vazhdim nuk marrin përgjigje nga Qeveria. Protesta do të vazhdojë edhe të hënën dhe të martën.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













