Lajme
Protestë në SHBA për vrasjen e Liridona Ademajt
Bëhet e ditur se është organizuar një tubim mbështetës (Rally), dy javë pas vrasjes së Liridona Ademaj në Kosovë, i cili është mbajtur të dielën në drekë në një trotuar të rrethuar nga barrikadat e policisë, pikërisht mes rrugës 42th St. dhe 43th St. në 2 Avenue, e cila është një nga rrugët kryesore të çon për nga ndërtesa e OKB-së, në New York, përcjell albinfo.ch.
Tubimin e të rinjve e të rejave shqiptare e mbështetën edhe kryetari i KKD-së, zoti Mark Gjonaj, ish-këshilltari i Bashkisë së Nju-Jorkut, aktivisti Gjek Gjonlekaj, ish-gazetar i Zërit të Amerikës dhe kryetari i shoqatës Ulqini, Xhemo Lanica.
I ftuar nga Tirana ishte edhe Adriatik Llapaj, kryetar i lëvizjes politike, “Shqipëria bëhet”.
Ky tubim sensibilizues u mbajt pra zyrave të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork.
Disa vajza e gra me pankarta në duar, për më shumë se një orë me thirrjet e tyre, kërkuan drejtësi për Liridona Ademajn, dënimin e ndaljen për çdo rast të dhunës ndaj gruas, në Shqipëri, Kosovë dhe trevat shqiptare.
“Oda summit – Ndal femicidit”, “Denonco dhunën”, “Drejtësi sot për Liridonën’,”Gratë janë e ardhmja – Ndalni vrasjet”- “ Nuk ka Paqe, pa sigurinë e Grave”–“ Janar/Nëntor, janë 1465 raste të raportuara të dhunës ndaj grave”- “Dhunuesit dhe vrasësit e Grave, në Burg”, “Poshtë patriarkati” dhe “Nuk ka paqe pa çlirimin e grave”, ishin disa nga pankartat që të rinjtë e të rejat mbanin në duar.
Në krye të këtij tubimi qëndronte një studente me një foto të Liridona Ademaj Murselit, gruas që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në periferi të Prishtinës, me një skenar si në filma.
“Këtu të vrasin natën e të qajnë ditën”, shkruante pankarta e mbajtur nga Djellza Pulatani, organizatorja e protestës paqësore.
“Ne nuk do t’heshtim deri në frymën e fundit do të rezistojmë”, shkruhej në pankartin e Beti Tola.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër











