Kosova
Protestojnë stomatologët në Kosovë, kërkojnë vende pune
Ka më shumë se dy vjet që një grup i specialistëve të Stomatologjisë po kërkojnë që t’u sigurohet një vend pune nga Ministria e Shëndetësisë.
Ata këtë të premte kanë protestuar sërish para Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell albinfo.ch.
Mirjeta Berisha, specialiste e stomatologjisë, ka kërkuar nga ministri që të bëjë ndryshime në Udhëzimin administrativ, i cili sipas saj, nuk ua lejon punësimin në QKMF, dhe në këtë mënyrë të zgjidhet problemi i tyre.
“Sot është mbledhja finale e grupit punues të plotësim-ndryshimit të Udhëzimit administrativ. Ne presim rezultat, kërkojmë nga ministri që në bazë të premtimeve që ka dhënë, ta bëjë këtë ndryshim dhe të zgjidhet problematika jonë”, ka thënë Berisha.
Sipas saj, numri i specialistëve të papunë ka qenë 130, por ai po rritet vazhdimisht.
Ndërsa, Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë, ka premtuar zgjidhje të shpejtë.
E-Diaspora
-
Shoqata “Iliria München” kremton 25 vjet me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











