Shkurt.ch
Protestuesit kërkojnë hapje të kufijve për refugjatët
Sot në sheshin kryesor të Bernës, në Bundesplatz, janë tubuar rreth 500 veta për të protestuar kundër politikës së sotme të azilit në Zvicër. Ata kanë kërkuar një politikë azili “me dinjitet njerëzor” dhe kanë demonstruar për rrugë më të sigurta të ikjes së refugjatëve dhe për kufij të hapur ndaj tyre.
Në mesin e demonstruesve ka pasur edhe shumë familje me fëmijë, shkruan srf.ch.
Manifestimi është organizuar nga dy gra. Ato kanë deklaruar se, si nëna, nuk kanë mundur të shikojnë me indiferencë se si në Evropë “po shkelen me këmbë të drejtat e njeriut”.
Dy gratë e përmendura, organizimin e kanë bërë para së gjithash përmes rrjetit social të facebook-ut. Manifestimi ka pasur po ashtu mbështetjen edhe të Amnesty-International dhe të iniciativës private “Schwizerchrüz”.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













