Lajme
PS dhe Sindikatat: Reforma pensionale dëmton njerëzit me “paga normale”
Që iniciativa të hidhet në votim, nevojiten 50 mijë nënshkrime që duhet të grumbullohen më së largu deri në fillim të korrikut
Sindikatat dhe PS (Partia Socialdemokrate) kanë konfirmuar njoftimin e tyre. Ato, së bashku, fillojnë referendumin për reformën e fondit të pensioneve që ka miratuar pak muaj më parë Parlamenti i vendit, transmeton albinfo.ch.
Dy grupimet në fjalë e kanë justifikuar këtë veprim në një konferencë për media që kanë mbajtur sot në Bernë, shkruan srf.ch. Sipas tyre, reforma e miratuar nga Parlamenti çon në uljen e pensioneve dhe shkakton kosto shtesë për kuotën e “fituesve normalë”, kategorinë e të punësuarve me paga të ulëta dhe të mesme.
Shumica e Parlamentit kishte miratuar reformën, me qëllimin për të stabilizuar financiarisht fondet e pensioneve.
Sidoqoftë, që votuesit të mund të votojnë për reformën e fondit të pensioneve, komitetit të majtë i duhen 50 mijë nënshkrime që duhet të grumbullohen më së largu deri në fillim të korrikut.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










