Lajme
Pse 19 tetori mund të jetë një ditë katastrofike për ekonominë amerikane
Shtetet e Bashkuara mund të jenë vetëm disa javë larg dështimit të borxhit të tyre për herë të parë ndonjëherë, përcjell albinfo.ch.
Kufiri i borxhit prej 28.4 trilionë dollarësh u rivendos më 1 gusht. Që atëherë, Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, ka mbajtur financat e kombit në këmbë, duke përdorur manovrat e kontabilitetit emergjent. Të njohura si “masa të jashtëzakonshme”, këta hapa i lejojnë qeverisë të marrë hua fonde shtesë pa shkelur “tavanin” e borxhit. Por, Yellen paralajmëroi ligjvënësit këtë javë se nëse Kongresi nuk arrin të rrisë ose të pezullojë tavanin e borxhit, qeveria federale do t’i shterojë ato masa të jashtëzakonshme deri më 18 tetor.
“Në atë pikë, ne presim që Thesari të lihet me burime shumë të kufizuara që do të varfërohen shpejt”, shkroi Yellen në një letër drejtuar Kongresit.
“Kjo do të thotë që është e pasigurt nëse do të vazhdojmë të përmbushim të gjitha angazhimet e kombit pas asaj date”, shtoi tutje ajo.
Kjo është një kohë e përshpejtuar nga më parë, kur Yellen tha se kjo do të ndodhte në një moment në tetor. Kjo e ashtuquajtur X-datë duhet të shihet si një supozim më i mirë nga Thesari, jo një afat i përcaktuar në gur bazuar në shkencën e saktë. Me fjalë të tjera, Amerika mund të godasë tavanin e borxhit ditë më parë, ose ditë më vonë, më 18 tetor, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













