Jeta në Zvicër
Pse burrat jetojnë më pak se gratë në Zvicër?
Shpesh thuhet se burrat nuk kujdesen për veten. Dhe sipas statistikave, duket se është kështu
Sipas Zyrës Federale të Statistikave Zvicerane (FSO), burrat jetojnë më pak se gratë. Jetëgjatësia e burrave është 81.5 vjet, apo 3.8 vjet më pak se gratë që jetojnë mesatarisht 85.2 vjet, shkruan “lenews.ch”.
Shpesh thuhet se burrat nuk kujdesen për veten. Dhe sipas statistikave, duket se është kështu. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet jo të komunikueshme, si sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti, sëmundjet pjesërisht të nxitura nga stili i jetës, tani janë vrasësit më të mëdhenj në botë.
Një raport tjetër i publikuar javën e kaluar, tregon shkallën e vdekjes së meshkujve nga kanceret e gojës, ezofagut, laringut dhe mushkërive, të gjitha kanceret që lidhen me pirjen e duhanit, janë më shumë se dyfishi i atyre për gratë: 72 për 100,000 kundrejt 35 për 100,000. Këto kancere vijnë më vonë. Më pak se 0.2% ndodhin tek meshkujt nën 40 vjeç, diçka që mund të bëjë që disa të rinj të shohin duhanin si të padëmshëm.
Së dyti, në Zvicër, shumë më tepër burra pinë alkool. 17% pi çdo ditë në krahasim me vetëm 9 % të grave. Dhe, shkalla e vdekshmërisë së kancerit të mëlçisë mashkullore është më shumë se dyfishi i grave: 12 për 100,000 kundrejt 5 për 100,000.
Së treti, ka dallime të qarta në zakonet e të ngrënit. 26% e grave hanë pesë ose më shumë pjesë të frutave në ditë, në krahasim me vetëm 12% të meshkujve.
Dieta e dobët mund të çojë në sëmundje të zemrës, kancer dhe diabet. 6% e meshkujve në Zvicër kanë diabet në krahasim me 4% të grave. Në vitin 2012, 51% e meshkujve në Zvicër ishin të trashë ose mbipeshë në krahasim me vetëm 32% të femrave.
Kolesteroli është një tjetër tregues i dietës së dobët dhe një kontribues në sëmundjet e zemrës. 12.1% e meshkujve kanë një nivel jo të shëndetshëm krahasuar me 9.7% të grave.
Së fundi, përkundër vuajtjeve nga shkalla më e ulët e depresionit, burrat kanë më shumë gjasa të vdesin nga depresioni. Në vitin 2014, 754 burra kanë vdekur nga depresioni në krahasim me 274 gra.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me... -
Edicioni i katërt i “Tri Net Film Fest”: Mes modestisë së sallës dhe fuqisë së ekranit -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit
Jeta në Zvicër
-
BE planifikon rrjet hekurudhor rreth Zvicrës, SBB zgjeron lidhjet direkte me Europën Hekurudhat Federale Zvicrane (SBB) po zgjerohen për të ofruar më shumë lidhje direkte me qytetet europiane,... -
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind













