Bota
Pse Danimarka ka ekuilibrin më të mirë punë-jetë në botë
Është një pikë e madhe krenarie për Danimarkën, e cila ka një reputacion si vendi më i lumtur në botë
Ekuilibri i shëndetshëm punë-jetë është një pjesë kaq e rëndësishme e kulturës daneze, saqë ata mburren me të edhe në faqen zyrtare të vendit.
Është një pikë e madhe krenarie për Danimarkën, e cila ka një reputacion si vendi më i lumtur në botë.
Qeveria inkurajon një javë pune 37-orëshe, një pushim të caktuar dreke, një minimum prej pesë javësh pushime të paguara, leje prindërore të zgjatur e të paguar dhe orare fleksibli eme opsionin për të punuar nga shtëpia, si dhe stimuj financiarë për kujdesin ndaj fëmijëve.
Mesatarisht, danezët shpenzojnë më pak se një të tretën e kohës së tyre duke punuar – dhe megjithatë, ata janë akoma më produktivë se shumica e Bashkimit Evropian ose Shteteve të Bashkuara, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
- Punonjësve në Danimarkë u besohet se do të kryejnë çfarëdo detyre që kanë
Njerëzit duan të punojnë. Ata duan të bëjnë një punë të mirë.
Por, shumë njerëz gabimisht supozojnë, se të tjerët janë në thelb dembelë, se puna është një pasqyrim i vlerave tona morale dhe se koha është e barabartë me produktivitetin.
Po sikur, në vend që të gjenim mënyra për të kaluar kohën, derisa ora të shënonte 5 pasdite, ne thjesht të përfundonim detyrat dhe më pas ta mbyllnim ditën e punës?
Po sikur, të nxiteni për të marrë përgjegjësi në duart tuaja në vend, që të mbështeteni në kërcënimet e një menaxheri, që ju ‘përgjon’ duke u siguruar që të kaloni kohën në tavolinën e punës?
Këtë bën Danimarka.
- Familja është pa dyshim e rëndësishme, por në kulturën daneze, njerëzit nxiten të vlerësojnë familjet e tyre – dhe të gjithë të tjerët e respektojnë këtë
Është krejtësisht normale, që njerëzit në Danimarkë të përfshijnë në kalendarët e tyre, kujdesin e fëmijëve. Nuk duhet të ketë asnjë turp për t’i dhënë përparësi familjes.
Po nëse nuk keni familje? Ju meritoni të njëjtën liri. Gjithashtu në Danimarkë, kujdesi për fëmijët është i zbritshëm nga taksat dhe shteti ofron shërbime dhe pensione për të moshuarit.
Ky theksim i rëndësisë së familjes shtrihet edhe në qasjen arsimore të vendit. Në vend që të përdorë një sistem shkollimi të bazuar në provime, Danimarka është “jashtëzakonisht e përqendruar te fëmijët dhe kjo rrit fëmijë të fortë dhe entuziastë”.
Përqendrimi i vendit në më pak orë pune, i liron arsimtarët të investojnë në nevojat e personalizuara të studentëve si individë, në vend që të punojnë për të gjithë njësoj. Dhe si rezultat, fëmijët danezë kanë të njëjtat vlera të rrënjosura, që në moshë të vogël.
- Danezët pranojnë se puna dhe argëtimi nuk duhet të jenë në kundërshtim me njëri-tjetrin
Më shumë punë do të thotë më shumë stres, që do të thotë më shumë probleme shëndetësore dhe më pak punë. Ndoshta kjo është një arsye pse danezët shpenzojnë shumë më pak për kujdesin shëndetësor?
Studimet kanë treguar se pushimet e bëjnë trurin tonë më krijues, kjo është arsyeja pse ditët e pushimeve nuk duhet të trajtohen si një mall i rrallë, të grumbullohen si flori për ndonjë fitim në të ardhmen e largët, ose të përdoren për të mbuluar çështje të tjera personale.
Njerëzit në Danimarkë marrin të paktën pesë javë kohë pushimi me pagesë, dhe ata në fakt e përdorin atë – pa frikë nga turpi apo stigma sociale.
Është një e vërtetë e thjeshtë, që shumë danezë e njohin, nga punonjësit deri te drejtuesit e nivelit të lartë:
Punonjësit më të lumtur janë punëtorë më të mirë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












