Lajme
Pse disa persona preken rëndë nga COVID-19, e disa e kalojnë pa simptoma
CNN ka botuar një artikull për misterin, nëse mund të quhet i tillë, se pse disa persona e kalojnë shumë lehtë virusin, ndërkohë që të tjerët më rëndë, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse komuniteti shkencor ka mësuar shumë gjëra rreth koronavirusit dhe sëmundjes që e shkakton COVID-19, të shumta mbesin në njohuritë e tyre.
Thuhet se një prej mistereve më të mëdha është se përse disa njerëz sëmuren shumë rëndë dhe madje edhe vdesin prej kësaj sëmundjeje, derisa disa njerëz të tjerë nuk shfaqin simptoma dhe mund edhe të mos e kuptojnë se janë të infektuar.
Po ashtu duhet theksuar se shkencëtarët tashmë dinë disa prej faktorëve kryesorë që e rrisin rrezikun e komplikimeve nga COVID-19: Të qenët mbi 60 vjeç, mbipesha, sëmundjet kronike, si diabeti, sëmundjet e veshkave apo mushkërive dhe kanceri. Njëkohësisht, afro-amerikanët dhe latino-amerikanët janë më në rrezik, sipas hulumtimeve.
Por, ekziston edhe një qëndrim tjetër, se persona të caktuar kanë një lloj mbrojtjeje nga virusi.
Sipas një studimi të publikuar rishtaz në gazetën “Nature Reviews Immunology”, një përqindje e madhe e popullsisë duket të ketë qelizat imune, që janë në gjendje të identifikojnë pjesë të virusit SARS-Cov-2, dhe se kjo u jep përparësi në luftimin e infeksionit. Me fjalë të tjera, disa persona kanë një shkallë të caktuar të mbrojtjes.
“Ajo çfarë kemi gjetur është se njerëz që nuk kanë qenë të ekspozuar ndonjëherë… rreth gjysma e tyre kishin njëfarë reaktiviteti të qelizave-T’”, ka thënë për CNN-në bashkautori i studimit, Alessandro Sette, nga Qendra për Sëmundje Infektive dhe Hulumtime të Vaksinave në Institutin për Imunologji “La Jolla”.
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër Autoritetet e Cyrihut, përveç gjuetisë, po përqendrohen në masa të reja parandaluese kundër dëmeve të shkaktuara... -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë















