Lajme
Pse u dënua kosovari me burgim të përjetshëm në Gjermani
Dihet se secili shtet i ka ligjet e tij dhe në raste të caktuara, therjet me armë të ftohta konsiderohen si vrasje, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja e një kosovari, i cili kreu therje fatale me thikë në bujtinën e fshatit në Wiedergeltingen të Gjermanisë, po cilësohet si vrasje.
Këtë vendim e ka aprovuar Gjykata e Qarkut në Memmingen.
Nga ky aprovim, zyrtarisht, e ka dënuar me burgim të përjetshëm kosovarin e akuzuar 52-vjeçar. I akuzuari i ka zënë pritë ish-bashkëshortit të ish-partneres së tij në mars të vitit të kaluar dhe e ka vrarë.
Referuar gjykatës, ai ka përfituar nga mungesa e dyshimit dhe pambrojtja e viktimës së tij. Edhe nëse i akuzuari, sipas deklaratave të tij, nuk mund të kujtonte më rrjedhën e krimit, gjykata e konsideroi atë si plotësisht fajtor. Gjykata nuk mundi të identifikonte ndonjë arsye për uljen e dënimit.
Në raportin e policisë gjermane thuhet se mëngjesin e 13 marsit ai i ka zënë pritë 51-vjeçarit në banesën e ish-të dashurës së tij dhe më pas e ka goditur me thikë për xhelozi dhe me qëllim që ta vriste duke e therur tri herë.
Po ashtu, në raport thuhet se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak se e dashura e të akuzuarit u nda nga ai në fillim të vitit 2021 dhe më pas u rikthye në lidhje me ish-bashkëshortin e saj, i cili më pas u bë viktimë.
Raportohet se i akuzuari e ka fshehur dhe i ka zënë pritë viktimës së tij kur ka dalë nga banesa rreth orës 5 të mëngjesit për të shkuar në tualet jashtë banesës – pa e ditur rrezikun. 51-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Theksohet se në gjykim kanë marrë pjesë 50 dëshmitarë, gjashtë ekspertë dhe pesë përkthyes. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?









