Shkurt.ch
Publikohet raporti vjetor i këshillimoreve kundër racizmit
Gjatë vitit 2013, viktima të diskriminimit racor kanë qenë më shpesh personat me ngjyrë të zezë të lëkurës ose edhe njerëz me prejardhje nga shtete evropiane
Raporti i monitorimit për vitin 2013 i rrjetit të këshillimoreve për viktimat e racizmit është një përmbledhje e 192 rasteve të këshillimit me këtë temë, të grumbulluara nga 11 këshillimore në gjithë Zvicrën. Ky raport tregon se në shumicën e rasteve shkeljet me bazë race kane ndodhur në punë, në tregun e banesave dhe në kontaktet me administratën ose me policinë.
Njerëzit që i janë drejtuar ndonjë këshillimoreje, para se ta bënin këtë janë sulmuar shpeshherë në mënyrë verbale, janë kërcënuar ose diskriminuar.
Një rast i tillë është për shembull paraqitja e një infermieri gjerman (M.), i cili në vendin e punës është suluar me deklarime raciste nga një kryemjek. Pas sqarimit juridik të situatës përmes këshillimores, viktima ka realizuar një bisedë me sulmuesin, në vendin e punës. Për pasojë, kryemjeku i ka kërkuar falje infermierit.
Gjatë vitit 2013, viktima të diskriminimit racor kanë qenë më shpesh personat me ngjyrë të zezë të lëkurës ose edhe njerëzit me prejardhje nga shtete evropiane, të cilët jetojnë tash një kohë të gjatë në Zvicër dhe posedojnë edhe shtetësinë zvicerane. Meshkujt kanë kërkuar më shpesh ndihma në këshillimore se sa femrat.
Këshillimoret kanë mbështetur kërkuesit e këshillave duke u ofruar këshillime juridike, psiekosociale dhe ndërhyrje ose mediacione.
Vlerësimi vjetor i rasteve për këshillim lidhur me shkeljet raciste është pjesë e monitorimit nacional në fushë të luftimit të racizmit. Synim i këtij rrjeti është forcimi i strukturave ekzistuese për këshillim dhe ofrimin e këshillimit kompetent në gjithë Zvicrën të gjithë personave që janë prekur nga diskriminimi racor.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër












