Shkurt.ch
Punëdhënësit kundër iniciativës 1:12
Po votuan punëmarrësit për iniciativën 1:12 ata “presin degën mbi të cilën rrinë”, thuhet në komunikatën e SAV
Punëdhënësit zviceranë janë shprehur qartë kundër iniciativës 1:12, me të cilën kërkohet nivelizimi i pagave respektivisht zvogëlimi i dallimeve në mes të tyre. Bartës të iniciativës janë Juso (socialistët e rinj) dhe ata dëshirojnë që proporcioni në mes të pagës më të vogël dhe asaj më të madhe në një ndërmarrje të mos jetë më shumë se 1:12.
Federata Zvicerane e Punëdhënësve (SAV) përmes një komunikate ka konstatuar se edhe vetë punëtorët punëmarrësit) përfitojnë nga një Zvicër e fuqishme financiarisht. Kjo fuqi, sigurish, sipas tyre është mundësuar edhe përmes stimulimit të menaxherëve me paga të mëdha.
Sipas SAV shkalla e ulët e papunësisë në Zvicër, ndihmat e larta sociale dhe pagat e larta të punëtorëve janë rezultat i gjithë kësaj. Madje, punëdhënësit thonë se, në krahasim ndërkombëtar dallimi në mes të pagave më të larta të menaxherëve dhe më të ulëtave të punëtorëve, në Zvicër është më i vogël.
Një shkurtim i madh i pagave super të larta, ashtu siç e kërkon iniciativa e Juso-s do të prodhonte si rezultat një rënie të madhe të kontributeve tatimore dhe rrjedhimisht edhe të kontributeve për sigurimet sociale, thonë në SAV. Dhe këto efekte, në gjendjen çfarë është sot, shkojnë në radhë të parë në favor të personave me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Po votuan punëmarrësit për iniciativën 1:12 ata “presin degën mbi të cilën rrinë”, thuhet me fjalë tjera në komunikatë.
Sipas SAV, partitë e majta dhe sindikatat duan ta shfrytëzojnë debatin emocional në prag të votimit që u bë muajin e kaluar kundër “zhvatësve”, për të çuar përpara iniciativën e tyre. Por, sikurse iniciativa 1:12, ashtu edhe ajo për pagën minimale përbëjnë ndërhyrje në lirinë që kanë ndërmarrjet në caktimin e pagave. Për këtë arsye, SAV do të jetë kundër të dyjave.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër











