Shkurt.ch
Punëdhënësit më të mëdhenj zviceranë
Ku janë hapur më shumë vende pune në Zvicër? Gazeta „Schweiz am Sonntag“ ka pyetur 50 kompani më të mëdha zvicerane
Në mesin e kompanive private janë “Novartis”, “Swisscom” dhe “Swatch Group” që kanë qenë punëdhënësit më të mëdhenj zviceranë.
Numri i të punësuarve në sektorin publik është rritur mes 2009-s dhe 2013-s nga 158 200 në 183 300, siç shihet nga statistikat e punësimit të Qeverisë federale, të cilat i transmeton “Schweiz am Sonntag“. Në statistika janë përfshirë vetëm vendet e punës në agjencitë administrative federale, kantonale dhe komunale, por jo profesione të tilla, si mësues apo mjekë që punojnë në shërbimin publik.
Rritja për katër vjet është 25 100 vende pune, që i bie 523 vende të reja në muaj. Administrata shtetërore është rritur për tri herë më shumë me të punësuar. Si punëdhënësi më i madh privat, “Migros” ka të punësuar 64 000 njerëz me orar të plotë, 375 më pak se në vitin paraprak. Sidomos është rritur në masë të madhe numri i personelit në administratën federale, në veçanti në Departamentin e Punëve të Jashtme dhe në Departamentin e Transportit dhe Mjedisit. Një analizë e buxhetit më 2014 për komunat federale e kantonale tregon se po vazhdon rritja e numrit të punëtorëve.
Rritja e vendeve të punës në Zvicër për fat të keq është mbi mesataren në zonat joproduktive në vend. “Pjesa më e madhe e kompanive private në studimin “Job 2014” raportojnë se numri i punëtorëve do të mbetet i qëndrueshëm ose do të rritet pak. Një reduktim pritet megjithatë në Alstom, CS dhe UBS, CLARIANT, LONZA, Johnson & Johnson, Rieter, ARBONIA Forster dhe VALORA.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet













