Kosova
Punëtorët e KEDS-it në Mitrovicë kërcënojnë me grevë
Punëtorët e KEDS-it në Mitrovicë, të përkrahur edhe nga Federata e Sindikatave të Pavarura ‘Elektro Kosova’ kanë protestuar kundër vendimit të shkëputjes së kontratave të punës për disa punëtorë të kësaj kompanie.
“Stop presionit ndaj punëtorëve” ishte mbishkrimi i pankartës së punëtorëve të KEDS-it, përcjell albinfo.ch.
Duke e cilësuar si të padrejtë këtë veprim të KEDS-it, këta punëtorë ankohen se kjo kompani pa asnjë arsye, po vazhdon të largojë punëtorë, me qëllimin e vetëm që të mos u bëhet kontrata e përhershme punëtorëve të cilët janë në prag që t’i bëjnë 10 vjet përvojë pune, e të cilëve, me automatizëm, u takon kontrata e përhershme.
Ata kanë kërkuar rritje të pagave si dhe shqyrtimin e rasteve të punëtoreve të tjerë të larguar më herët.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë









