Shkurt.ch
Pushuesit presin nga dy orë para tunelit Gothard
Të premten e Pashkëve, automobilat, në pritje për të kaluar tunelin Gothard, kanë bërë një kolonë të gjatë rreth tetë kilometra
E premtja ka qenë dita e parë e Festës së Pashkëve dhe njëherësh dita e parë e pushimeve për shkollat në shumicën e kantoneve të Zvicrës. Në një ditë të tillë një numër i madh i zviceranëve ia mësyjnë drejt jugut, për pushime në Itali e tutje. Dhe gjithmonë tuneli i Gothardit në këto raste është ajo “vrima e gjilpërës” përmes të cilës detyrohen të kalojnë të gjithë ata që kanë marrë rrugën e jugut.
Kështu ishte edhe të premten e Pashkëve. Automobilat, në pritje për të kaluar tunelin, kanë bërë një kolonë të gjatë rreth tetë kilometra, raporton srf. Kjo i bie që udhëtarët me makina në autostradën A2, gjatë paradites dhe mesditës së të premtes kanë pritur mesatarisht nga një orë e gjysmë.
Madje edhe një ditë më parë, të enjten pasdite, udhëtarët kishin pritur më shumë se nga dy orë para tunelit. Vetëm në pasditen e vonë të të premtes ka filluar normalizimi i gjendjes.
Viasuisse u ka rekomanduar atyre që udhëtojnë në këtë drejtim, për t`i ikur tollovisë, të kalojnë përmes A13, nëpër San Bernardino.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













