Kriza në Ukrainë
‘Putin do të përdorë armët bërthamore në rast se kërcënohet Rusia’
Kremlini do lejojë përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia në rast të një kërcënimi ndaj saj.
Kështu deklaroi për multi-medialin amerikan “CNN” zëdhënësi i Kremlin-it, Dmitry Peskov.
“Koncepti i sigurisë kombëtare të Rusisë parashikon përdorimin e armëve bërthamore vetëm në rast të një kërcënimi për vetë ekzistencën e saj”, theksoi Peskov.
Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin synon ta bëjë botën të dëgjojë dhe të kuptojë shqetësimet e Kremlin-it.
“Ne jemi përpjekur t’i përcjellim shqetësimet tona në botë, në Evropë, në SHBA, për disa dekada. Por askush nuk do të na dëgjonte dhe para se të ishte tepër vonë, ishte një vendim për të filluar operacionin special ushtarak për të hequr qafe anti-Rusinë që u krijua pranë kufijve tanë”, tha tutje Peskov.
Deklarata e Peskov vjen gati katër javë pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
Disa ditë më vonë, Putin urdhëroi forcat bërthamore ruse që të jenë në gatishmëri të lartë, duke përmendur si shkak “sanksionet agresive dhe të paligjshme” të Perëndimit kundër Rusisë.
Më herët u raportua se në samitin e NATO-s në Bruksel, vendet anëtare të aleancës do të diskutojnë se si do të reagojnë nëse Rusia përdor armë kimike, biologjike, kibernetike ose bërthamore.
Gjatë së martës presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi se Putin-i mund të përdorë armë kimike në Ukrainë tani që është “me shpatulla pas murit”.
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026











