Lajme
Qendrat kulturore do të hapen si “Shtëpi të Shqiptarëve”
''Qendrat do të funksionojë si Shtëpi të shqiptarëve, duke marrë modelin anglez e hebrej. Londra, ndëkaq është vendi i parë ku do të hapej Qendra e parë pilot'', tha Kushtrim Sheremeti nga MeD
Qendrat kulturore që do të hapen bashkërisht Kosovë-Shqipëri nëpër vendet e botës, do të funksionojnë sipas modelit britanik e hebrej. Kështu ka thënë Kushtrim Sheremeti, shef i Kabinetit në Ministrinë e Diasporës, gjatë prezantimit të hulumtimit për qendrat e përbashkëta kulturore të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ne, si dy qeveri, Kosova dhe Shqipëria, kemi nënshkruar një marrëveshje. Por qendrat që do të hapen nuk do të jenë 100 për qind vetëm për diasporën. Do të jenë shumë më tepër, pasi do të mund të funksionojnë edhe për diplomaci publike. Ky është konkluzioni i ekspertëve ndërkombëtarë që kanë marrë pjesë në hulumtim, Këshillit Britanik etj etj”, tha Sheremeti.
Sipas tij, janë dy probleme Aspekti konceptual i funksionimit dhe baza ligjore.
“Ne tani kemi tre qendra të hapura me status jo të definuar në të cilën kemi tre drejtor si ushtrues detyre. Gjithmonë marrim vërejtje nga auditori për rrogën e tyre e cila nuk parashihet në skemën e pagave. Por, nuk kemi mekanizëm tjetër. Por, ne jemi duke ndryshuar ligjin për diasporën dhe hulumtimi do të inkorporohet në ligj”, tha tutje Sheremeti, citon Koha.net.
Sipas tij, Qendrat do të financohen nga dy shtetet tona.
”Edhe Kosova dhe Shqipëria janë në nivel jo të mira financiarë dhe nuk do të mund të mbahen në nivelin britanik psh. Por do të fillojmë dhe presim që të financohen dhe nga skema tjera. Do të funksionojë si Shtëpia e shqiptarëve duke marrë modelin anglez, hebrej. Modelet janë dhe tani duhet të ulemi për ta implementuar. Londra është vendi i parë ku do të hapej Qendra e parë pilot, pasi edhe Këshilli Britanik ka ndihmuar në Hulumtim”, tha Sheremeti.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror











