Shkurt.ch
Qepa dhe mjalti, antibiotikët natyral
Dy studentë turq kanë vërtetuar në mënyrë shkencore se përzierja e lëngut të qepës me mjaltin krijojnë një antibiotik natyral që shëron infeksionet në fyt
Përzierja e lëngut të qepës me mjaltin krijon një lloj “antibiotiku natyral” që shëron disa sëmundje. Kështu vlerësojnë dy studentë nga Shkolla e Lartë Konia Güventaş (Turqi) të cilët kanë e ekzaminuar efektet e lëngut të qepës dhe përzierjes së mjaltit për infeksionet në fyt.
Edhe pse deri më tani kjo përzierje nuk ishte dëshmuar shkencërisht në ndonjë kongres, këta studentë e dëshmuan në mënyrë shkencore se kjo përzierja ka efekte më të mëdha se sa penicilina. Projekti, i kryer nën konsultimin e mësuesve zgjati 4 muaj, citojnë mediet shqiptare.
Ndërkohë studentët janë shprehur se rezultatet ishin të mahnitshme, dhe se kjo përzierje ka treguar efekt shumë më të madh se sulmi ndaj baktereve me penicilinë.
Të dy studentët, kanë fituar çmimin më të lartë të konkursit, duke u bërë temë e medieve turke.
Edhe më herët ka pasur studime që lëngu i qepës gjatë përzierjes me mjaltë është “antibiotik natyral”, por asnjëherë nuk ishte dëshmuar shkencërisht. Ndërsa për personat që duan ta provojnë këtë ilaç për dhimbjet e fytit, procedura është e thjeshtë, thonë ata.
‘Qepa qërohet dhe i hapet një vrimë në mes, në të futet mjalti, dhe më pas lihet disa çaste derisa ai të shpërndahet në të gjitha fletëzat e saj. Më pas, qepa shtrydhet dhe lëngu i përftuar pihet”, thuhet në studimin e këtyre studentëve. Kjo procedurë duhet të zgjasë derisa të vërehet shërimi, dhe duhet të aplikohet një herë në ditë.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore













