Lajme
Qeveria e Aargau-t kundër ndalimit të përgjithshëm të shamisë në shkolla
Autoritetet kantonale vlerësojnë se një ndalim gjithëpërfshirës do të binte ndesh me Kushtetutën dhe lirinë e besimit
Qeveria e Kantonit të Aargau-t ka hedhur poshtë kërkesën për një ndalim të përgjithshëm të shamisë dhe simboleve të tjera fetare në shkollat fillore, duke theksuar se një masë e tillë do të përballej me pengesa serioze ligjore dhe kushtetuese, përcjell albinfo.ch.
Kërkesa për ndalim ishte ngritur nga deputetë të FDP, EDU, Mitte-Partei dhe SVP. Megjithatë, Këshilli Qeveritar ka bërë të ditur se do ta shqyrtojë temën më gjerësisht, por pa mbështetur një ndalim të përgjithshëm.
Sipas qëndrimit të publikuar të premten, arsyet kryesore për refuzimin janë barrierat ligjore, dyshimet kushtetuese dhe praktika aktuale gjyqësore e Bundesgericht.
Qeveria thekson se, bazuar në praktikën ekzistuese, një ndalim kantonal i përgjithshëm i shamisë për nxënëset ka gjasa të larta të konsiderohet antikushtetues, pasi do të përbënte një ndërhyrje të rëndë në lirinë e besimit dhe të ndërgjegjes.
Autoritetet kantonale nënvizojnë se çdo rregullim në këtë fushë duhet të jetë proporcional, i bazuar në raste konkrete dhe në përputhje me Kushtetutën federale dhe jurisprudencën e gjykatave zvicerane./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës mban sonte koncertin “Kosova18” në Varshavë -
Cyrih
Ankandi bamirës i pikturave në Cyrih mbledh fonde për gratë e prekura nga kanceri i gjirit
Jeta në Zvicër
-
Sektori zviceran i shërbimeve shton vende pune ndërsa punësimi në industri bie Punësimi në Zvicër vazhdoi të rritet pak në tremujorin e katërt të vitit 2025. Rritja u... -
E djathta ekstreme nis sulmin kundër martesave të kushërinjve midis të huajve në Zvicër -
Iniciativa popullore “për ushqim pa OMGJ” dorëzohet me më shumë se 130,000 nënshkrime -
Ish-këshilltari i qeverisë së Cyrihut, Christian Huber, ka ndërruar jetë. -
Dy të lënduar nga shpërthimi i eksplozivëve në Zvicër













