Lajme
Qeveria e “drejton” autostradën nga Malisheva
Autostrada Vërmicë-Merdare “Dr. Ibrahim Rugova” nuk do të kalojë nga Shtimja, por nga Malisheva. Këtë vendim e ka marrë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme.
Kryeministri Hashim Thaçi e arsyetoi këtë opsion, duke thënë se do të kursehen qindra miliona euro.
“Dikush mund të pyesë pse është ky devijim. Përgjigjja është shumë e qartë e studiuar me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. Kursehen mbi 350 milionë euro dhe do të ketë vetëm shtatë minuta shtesë në kuptimin e humbjes së kohës. Për ne si Qeveri janë shumë dhe duhet kursyer këto mjete që t’i investojmë në projekte tjera”, ka thënë Thaçi.
Edhe kësaj radhe kryeministri nuk bëri të ditur se sa do të jetë vlera e përgjithshme e projektit, por vetëm i referohet kursimit të qindra milionëve, qoftë nga Malisheva, qoftë me tunele nga Shtimja e Lipjani.
Po ashtu Qeveria ka vendosur që në funksion të punimeve të shpronësojë pronat ku pritet të ndërtohet autostrada nga Qafa e Duhlës në drejtim të Orllatit, për t’u lidhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Sipas Thaçit, i gjithë projekti është duke shkuar sipas parashikimeve që ka bërë Qeveria me kompaninë turko-amerikane “Bechtel-Enka”.
“Tri seksionet e para, që përbëjnë 34 kilometra do të përmbyllen brenda një viti”, ka thënë Thaçi.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











