Lajme
Qeveria e Kosovës: Akt human intervenimi ndërkombëtar në Libi
Qeveria e Kosovës ka vlerësuar sot se intervenimi ndaj pozicioneve të diktatorit libian Muammer Gaddafi është akt human në mbrojtje të popullatës civile libiane, e cila kërkon largimin e diktatorit, liri, demokraci dhe prosperitet për popullin e Libisë.
Nëpërmjet një komunikate për media, Qeveria i ka dhënë mbështetje intervenimin ushtarak të forcave ajrore të disa shteteve të NATO-s ndaj caqet ushtarake të në Libi, duke i konsideruar këto sulme si akte në dobi të paqes dhe sigurisë në rajonin e Mesdheut e më gjerë.
Qeveria ka vlerësuar se intervenimi ndaj pozicioneve të diktatorit libian Muammer Gaddafi është akt human në mbrojtje të popullatës civile libiane, e cila kërkon largimin e diktatorit, liri, demokraci dhe prosperitet për popullin e Libisë.
“Kosova e ka të provuar rëndësinë e intervenimeve të natyrës së tillë në vitin 1999, kur NATO me sukses udhëhoqi fushatën e bombardimeve kundër caqeve serbe, duke u përmbyllur me sukses çlirimi i Kosovës, por edhe rënia e diktatorit serb, Milosheviq”, potencohet në komunikatë.
Po ashtu Qeveria e Kosovës solidarizohet me shtetet që mbështesin intervenimin ajror në Libi, përgëzon Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dhënien e së drejtës për intervenim dhe konsideron se “ky veprim është i drejtë, legjitim dhe i domosdoshëm”.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm













