Lajme
Qeveria e Kosovës ndan 50 mijë € për shqiptarët e Maqedonisë
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se Republika e Maqedonisë është goditur nga vërshime të mëdha, ku janë goditur edhe pjesë të lokaliteteve të banuara me shqiptarë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt mbajtur sot ka marrë vendim për ndarjen e 50 mijë eurove për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të cilët janë goditur nga vërshimet më 6 dhe 7 gusht. Këto mjete, siç u tha në mbledhje, ndahen për shkak të miqësisë dhe vëllazërisë me popullin në Maqedonisë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se Republika e Maqedonisë është goditur nga vërshime të mëdha, ku janë goditur edhe pjesë të lokaliteteve të banuara me shqiptarë.
“Maqedonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka kërkuar ndihmë në frymën e fqinjësisë së mirë. Konsideroj se Qeveria duhet të ndjekë shembullin e shteteve të tjera dhe të votohet ndihma prej 50 mijë euro për shtetin e Maqedonisë”, ka thënë ministri i Jashtëm.
Qeveria po ashtu ka marrë vendim për ndarjen e 80 mijë euro për shlyerjen e obligimeve për vitin 2015 dhe 2016 për kryerjen e obligimit financiar të Qeverisë së Kosovës në këshillin për bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











