Lajme
Qeveria e Kosovës synon lehtësimin e hyrjes së biznesit të huaj
Ministri Beqaj: afaristët francezë diskutuam rreth shembujve të suksesshëm të angazhimit të ekonomisë franceze në Kosovë
Qeveria Kosovës po i merr të gjitha masat për t’i reduktuar të gjitha barrierat si dhe për të lehtësuar hyrjen e biznesit në Kosovë, njëkohësisht edhe fuqizimin e sektorit privat, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
Këto komente, Beqaj i bëri pas takimit me afaristët francezë, të cilët i informoi mbi zhvillimet ekonomike në vend, projektet dhe vizionin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e ekonomisë.
“Ne patëm një takim jashtëzakonisht të mirë me ambasadorin francez Fitou, por edhe me kryetarin e Odës Ekonomike Franko-Kosovare, takim i cili kishte për qëllim hulumtimin e mundësive për investime të reja në Republikën e Kosovës”, tha ministri Beqaj, thuhet në kumtesë.
Ai ka deklaruar se me afaristët francezë ka diskutuar rreth shembujve të suksesshëm të angazhimit të ekonomisë franceze në Kosovë siç është projekti i Aeroportit të Prishtinës, angazhimi i Aeroport De Lyon në Kosovë por njëkohësisht edhe për raste të tejra siç është “Peugot” dhe interesimi që po tregon ekonomia franceze në ekonominë e Kosovës.
“Përfaqësuesit nga rajoni i Lyon, i cili është i dyti për nga rëndësia dhe zhvillimi ekonomik në Francë, janë duke e hulumtuar tregun se çfarë mund të bëjnë në tregun tonë, i cili iu ofrohet atyre për në tregun e Evropës Juglindore”, tha kreu i MZHE-së.
Nga ana e tij, ambasadori francez në Kosovë, Jean Francois Fitou tha se vendi i tij është i angazhuar drejtpërdrejt edhe në fushën ekonomike në planin ekonomik kosovar dhe vizita e afaristëve nga regjioni i Lyonit hynë në këtë kuadër.
“Ne do të bëjmë gjithçka është e mundur që potenciali ekonomik kosovar të dal në pah. Ne do të bëjmë gjithçka të mundemi që të mbështesim institucionet qeveritare, të cilat dëshirojnë t’i thjeshtësojnë apo t’i largojnë barrierat për investime në Kosovë”, citohet të ketë thënë Fitou.
Ndërsa përfaqësuesi i afaristëve francezë, Francois Turcas u shpreh për thellimin e bashkëpunimit mes Odës Ekonomike Franko-Kosovare dhe Federatës Regjionale për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme nga Lyoni, që do të jetë një partneritet pragmatik
Turcas vlerësoi se elementi industrial ekonomik i Kosovës i përngjan shumë elementit industrial ekonomik të Francës, duke paralajmëruar nënshkrimin e një marrëveshje me Oden Ekonomike Franko-Kosovare, thuhet në kumtesë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












