Lajme
Qeveria e Zvicrës ka ulur parashikimet për numrin e refugjatëve nga Ukraina
Ajo pret 17,500 aplikime për statusin e mbrojtjes S deri në fund të vitit ndërsa në fillim të vitit pritej të ishin 25,000
Qeveria Federale e Zvicrës ka rishikuar parashikimin e saj për numrin e refugjatëve nga Ukraina, duke e ulur këtë numër. Kështu, Sekretariati Shtetëror për Migracionin SEM pret 17,500 aplikime për statusin e mbrojtjes S deri në fund të vitit, transmeton albinfo.ch.
Ndryshimi i parashikimit konsiston në faktin se në fillim të vitit pritej të ishin 25,000 refugjatë.
Megjithëse analizat tregojnë se lufta ka gjasa të vazhdojë për një kohë të gjatë, nuk pritet që linjat e frontit të ndryshojnë ndjeshëm, thotë për srf.ch zëdhënësi i SEM, Samuel Wyss.
Megjithatë, Qeveria Federale dhe kantonet duhet të përgatiteshin ende edhe për një skenar të mundshëm, sipas të cilit Rusia fiton një territor të madh ose në rast kolapsi të furnizimeve në Ukrainë, gjë që do të rezultonte në zhvendosjen e njerëzve.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore









