Shkurt.ch
Qeveria e Zvicrës kundër rritjes së numrit të ministrave nga 7 në 9
Rritja në 9 e numrit të ministrive, sipas qeverisë do të nënkuptonte ngarkesa administrative më të mëdha se që do të ishin përfitimet nga kjo
Këshilli Federal i Zvicrës (ekzekutivi i vendit) ka hedhur poshtë propozimin e bërë nga Komisioni për Politikë Shtetërore i Parlamentit për rritjen në nëntë të numrit të pjesëtarëve të qeverisë. Siç dihet, qeveria ka 7 anëtarë dhe sipas tyre nuk ka probleme substanciale sa i përket përfaqësimit regjional e gjuhësor të Zvicrës, që do ta bënin të nevojshëm këtë zgjerim.
Propozimi i komisionit në fjalë parashihte që të bëheshin dy ndryshime në tekstin e kushtetutës. Në njërin prej tyre do të përcaktohej se Këshilli Federal duhet të ketë 9 në vend të 7 anëtarëve që ka tash. Me këtë do të sigurohej përfaqësimi adekuat regjional dhe gjuhësor i Zvicrës si dhe do të ndahej në mënyrë më të barabartë barra e qeverisë në më shumë sektorë, thuhet në një komunikatë të Këshillt Federal.
Ndryshimi i dytë do të bëhej ashtu që një nen për përfaqësimin gjuhësor të formulohej ndryshe. Në atë formulim do të mundësohej që variantet e kushtetutës në gjuhë të ndryshme të koordinohen më mirë. Këshilli Federal nuk e ka hedhur poshtë këtë ndryshim.
Duke hedhur poshtë pikën e parë, atë të zgjerimit në 9 anëtarë, Këshilli Federal ka theksuar se Asambleja Parlamentare Federale që vepron sot, është e obliguar të sigurojë përfaqësimin adekuat në qeveri të regjioneve dhe gjuhëve. Kjo dhe po e realizon këtë funksion.
Nga ana tjetër, rritja në 9 e numrit të ministrive, sipas qeverisë do të nënkuptonte ngarkesa administrative më të mëdha se që do të ishin përfitimet nga kjo.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













