Lajme
Qeveria federale nuk planifikon pako ndihmash për familjet zvicerane
U takon kantoneve individuale të ofrojnë ndihmë financiare për banorët e tyre
Javën e kaluar Këshilli Federal ka refuzuar një sërë propozimesh për të ofruar ndihmë financiare për njerëzit që po luftojnë me kostot në rritje, zbulon një dokument i përgatitur nga Ministria e Ekonomisë dhe i marrë nga mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Të gjitha propozimet, kryesisht për familjet me të ardhura të ulëta, janë refuzuar, raportojnë mediat.
Midis tyre ishin forma të ndryshme të ‘ndihmave’ të energjisë për të kompensuar koston e energjisë elektrike, si dhe para për të ndihmuar në uljen e primeve të sigurimit shëndetësor.
Një mundësi tjetër që është shqyrtuar – ajo e ofrimit të uljes së taksave për familje të caktuara – gjithashtu është hedhur poshtë, pasi baza ligjore e nevojshme për zbatimin e kësaj mase nuk mund të krijohet para vitit 2024.
Tani u takon kantoneve individuale të ofrojnë ndihmë financiare për banorët e tyre… https://www.blick.ch/fr/news/suisse/alors-que-les-prix-explosent-le-conseil-federal-a-refuse-ces-13-mesures-de-soutien-aux-prives-et-entreprises-id18046668.html
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











