Shkurt.ch
Qeveria formon grup ekspertësh për jetësimin e iniciativës
Ministrja e drejtësisë, Sommaruga dhe ai i ekonomisë, Schneider-Amman kanë caktuar për 13 mars një takim për këtë qëllim
Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të emërojë një grup ekspertësh për jetësimin e iniciativës kundër migracionit masiv, që është votuar më 9 shkurt. Me këtë rast qeveria e vendit heq dorë nga ngritja e një grupi pune, siç praktikohet zakonisht në raste të ngjashme. Grupi i ekspertëve do të punojë nën drejtimin e Entit Federal për Migracion (BFM) për të gjetur dhe përpunuar zgjidhjet e nevojshme.
Në grup nuk është paraparë pjesëmarrja e përfaqësuesve të bartësve të iniciativës së përmendur.
Ministrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga dhe ministri i ekonomisë, Johann Schneider-Amman kanë caktuar për 13 mars një takim me përfaqësues kryesorë të bashkësive dhe federatave ekonomike, sindikale, si dhe të bashkësisë së qyteteve dhe asaj të kantoneve.
Në takim do të bëhet shkëmbimi i ndërsjellë i informacioneve lidhur me gjendjen aktuale në terren, bën të ditur departamenti për çështje të drejtësisë dhe të policisë në një komunikatë të publikuar të premten.
Grupi i ekspertëve do të rekrutohet nga ky rreth dhe sigurisht edhe nga njerëz të profesionit. (albinfo.ch&sda)
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










