Lajme
Qeveria i mban afro 270 milionë euro në bankat evropiane
Qindra miliona euro të buxhetit shtetëror vazhdojnë të mbahen të depozituara në bankat e shteteve anëtare të BE-së, me gjithë shpalljen e krizës buxhetore nga Ministria e Financave.
Kjo ministri vitin e kaluar përmes Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve kishte paraparë që vendi të përballej me një krizë buxhetore, e cila mund të vazhdonte deri në vitin 2013, për shkak të rritjes së investimeve kapitale, të cilën e kishte shkaktuar projekti i ndërtimit të autostradës. Shuma prej afro 270 milionë eurosh, e cila në vitin 2008 ishte investuar në letra në vlerë nëpër disa banka të vendeve perëndimore nga ish-ministri Ahmet Shala, nuk figuron në draftbuxhetin për vitin 2011, i cili parasheh inkasimin e 300 milionë eurove nga shitja e aksioneve të Postë-Telekomit të Kosovës (PTK).
Paratë e “pazarit” të PTK-së qeveritarët i kanë paraparë t’i jepen kontraktorit për ndërtimin e autostradës, i cili për këtë punë pritet të paguhet afro një miliard euro. Kthimi i këtyre mjeteve në vend, sipas ministrit aktual të Financave, Bedri Hamza, i takon Bankës Qendrore. Ndërkaq, Ligji për menaxhimin e financave publike i jep kompetencë ekskluzive ministrit të Financave për kthimin apo investimin e mjeteve nëpër institucione financiare.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











